Radhë në doganën e Muriqanit, 500 automjete presin të kalojnë kufirin

Rreth 500 automjete kanë krijuar një radhë të gjatë 2 kilometra në pikën e kalimit të Muriqanit, në pritje për të kaluar kufirin shqiptar.

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se, shkak i kësaj radhe është ndryshimi i procedurave të punës nga policia malazeze, nga të përshpejtuar në normale, që parashikon regjistrimin e çdo personi që hyn në territorin malazez, raporton TCH.

Qytetarët që po qëndrojnë në radhë janë kryesisht shtetas kosovarë, që udhëtojnë drejt Zvicrës, të cilët shprehen të shqetësuar për pritjet e gjata.  Që nga orët e para të mëngjesit e deri në ato të pasdites së të shtunës, kufirin shqiptar e kanë kaluar rreth 2.500 automjete.

Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të katër sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to. Ndërkohë, radha pritet të radha të bëhet edhe më e gjatë me kalimin e orëve, pasi 2 janari është dhe dita kur të gjithë kthehen në vendet ku kanë emigruar për t’iu rikthyer punës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU