• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Racizmi, kompleks, por nuk na justifikon

by Ben Andoni
14/06/2018 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria nuk i shpëton dot kompleksit të racizmit. Duke e provuar për vite me radhë në kurrizin e saj, shqiptuar nga lloj-lloj konjukturash, popujsh, politikash, përcaktimi i është bërë gati si pjesë e identitetit në shekullin XXI. Nuk duhet shumë për ta kuptuar, kur shikon steorotipet e kinematografisë së huaj, që individin shqiptar e identifikon më së shumti me varfanjakun, ta paditurin dhe shpesh kriminelin. Por, ndërsa mund “t’i falet” disi popujve perëndimorë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fqinjët me të cilët kemi ndarë shekuj histori dhe jemi përballur me të njëjtat stuhi historike. Akoma më e pafalshme me mik-armiken e përjetshme Italinë, që stereotipin shqiptar, paçka shumë rasteve pozitive, shpesh e identifikon me lloj-lloj racizma të neveritshme.

Për fat të keq, vetë Evropa nuk e ka kaluar dot racizmin, atë që amerikanët për shkak të historisë së tyre, e kanë zhvilluar krejt ndryshe. Jo më kot dhe debatet që ata bëjnë për emigrantët janë të një natyre krejt tjetër. Shumë të ashpra në kohën e presidentit Trump, por gjithsesi, emigrantët e huaj konsiderohen në masë si komunitet që po i ndërfutet të mirave materiale të qytetarit amerikan.

Larg këtyre, evropianët e sodit kanë shkarë drejt ksenofobisë, pasi racizmi i kthen instinktivisht në kohën e Holokaustit, kohë kur Gjermanët dhe shumë satelitë të saj bënë masakrën e tmerrshme ndaj popujve të tjerë të pushtuar. Gjithsesi, duhet të ndalemi pak këtu: ksenofobia është e konservuar në Evropën Lindore edhe për një fakt të madh sepse vendet e kësaj pjese të kontinentit kanë qenë të ndara prej Perdes së Hekurt të Luftës së Ftohtë.

Vendet e Evropës Lindore, sidomos në shekullin e shkuar, nuk ishin cak për emigrantët sepse politikisht ishin të mbyllura, kurse vendet e Perëndimit përgjatë të gjithë këtij shekulli u bënë një hapësirë e madhe, ku mund të qëndronin emigrantë nga lloj-lloj vendesh të kontinenteve të ndryshme e me çfarëdo lloj ngjyrash e identitetesh.

Shqipëria është e mbetet pjesë e Lindjes, paçka se identiteti dhe vokacioni ynë i dëshiruar shkon kah Perëndimit. Kompleksi i madh i racizmit, shtuar sidomos pas viteve ’90, ka lënë gjurmë të thella dhe është pjesë e nënvetëdijes sonë. Kuptohet se një pjesë  e madhe mundohet ta fashisë falë kulturës, etikës dhe një lloj empatie. Koha dhe praktika e zakonshme tregon se në masë shqiptarët janë jo thjesht ksenofobë por racistë mirëfilli. E kupton këtë në përballje të ndryshme, e deri në sintaksën që përdorin deri personalitete me pushtet. Të mendosh, nga ana tjetër, se çfarë është bërë me emigrantët e gjorë që tentonin nga Vlora të shkonin drejt Perëndimit apo me njerëzit me ngjyrë që punojnë në vend apo më thjesht me minoritetet si Romët dhe Egjiptianët në Shqipëri, ti bindesh për këtë argument.

Por, më e hidhur dhe pjesë e këtij argumenti është ajo që po bëhet në ditët e sotme me debatet që lidhen me ardhjen e refugjatëve nga vendet e nxehta të luftës. Të gjithë i përvishen qeverisë, ndërsa z.Rama është detyruar t’u kthehet tashmë evropianëve se Shqipëria nuk mund të korrigjojë gabimet e të tjerëve.

Në fakt, Shqipëria nuk mund të korrigjojë por është pjesë e këtyre politikave, që po e tërheqin për inerci drejt një pjesë civilizimi që e kemi ëndërruar dhe që kostot i ka jo veç historike por dhe shumë ekonomiko-sociale. Mu këto nuk përballojnë dot shqiptarët, sepse ardhja e refugjatëve duket na sjell ndërmend kohët që zhgaraviteshim vetë për pak mundësi më shumë tej jetës së mjerë që kishim bërë. Ndaj, refugjatët e gjorë që vijnë dhe që duan të largohen nga një vend “post-luftë” si yni, duhet të mirëpriten. Është jo thjesht humane por haraç i asaj që duhet të paguajmë për vërshimin tonë në Evropë e kudo. Mbase vetëm kjo do na shpëtojë nga kompleksi i frikshëm i racizmit tonë. (Javanews)

 

 

Next Post
Vrau nënën e gjashtë fëmijëve, Shaholli: Më tradhtonte, ia plasa kokën në dysheme disa herë

Babai u vrau nënën, fëmijët kishin paralajmëruar policinë: Këshillojeni, ai vjen i dehur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In