Serbëve nuk iu del e keqja nga ajo që ndodhi mbrëmë.
Dhe më shumë se humbja, ata janë tërbuar pse Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me “shqiponjën”.
Si të mos mjaftonte ankesa zyrtare në FIFA për dy lojtarët me origjinë shqiptare, serbët janë revoltuar dhe me këngëtaren e njohur Dua Lipa, pse ka përshëndetuar Xhakën dhe Shaqirin dhe ka festuar për golat e tyre.
Këngëtarja popullore serbe Goca Trža është një prej emravë të njohur në vend që u rebeluan dhe nisën të qarkullojnë idenë se këngët e Dua-s, mbase duhen ndaluar në radiostacionet serbe.
Postimin e saj në Twitter e kanë mbështetur një sërë komentuesish, por kishte dhe nga ata që thonë se për këtë humbje, nuk ka përse fajësohet këngëtarja shqiptare!/a.m.