Qytetari ‘i qahet’ Ramës: Vetingu më hoqi mustaqet! Kryeministri: T’i preu gruaja, jo Lu-ja…

Kryeministri Edi Rama s’ka kursyer batutat me qytetarët e Rrëshenit, gjatë prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes. Rama tha se platforma u ka thënë zgjidhje rreth 1400 personave për probleme të ndryshme, ndërsa theksoi se 35 punonjës të administratës janë shkarkuar në 100 ditë për abuzim me detyrën dhe moszgjidhje të çështjeve të qytetarëve.

Në një moment Rama është pyetur gjatë nga një banor i zonës, por Rama ia preu shkurt kur i tha se kur kishte pasur mjekrën e gjatë fliste më pak…Qytetari iu përgjigj se ia kishte prerë Vettingu, por kryeministri e kishte përgjigjen gati: T’i ka hequr gruaja, jo Lu-ja (duke iu referuar ambasadorit amerikan Donald Lu).

Batutat e Ramës me qytetarin në Rrëshen: 

Rama: Kur ke pas mjekrën e gjatë flisje më pak, tani që i ke shkurtuar flet më shumë me kanë thënë.

Qytetari: Mustaqet nuk mi hoqi gruja, po mi hoqi vetingu…

Rama: Kush ta bëri vetingun, ty gruja se Lu-ja s’merret me ty

Qytetari: Kur te mbarojme a do ta bejme edhe nje foto:

Rama: Do ta bëj një fotografi dhe do e nxjerr në FB para dhe pas vetingut.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU