Ish-sulmuesi italian Christian Vieri mbahet mend gjatë jo vetëm për golat e shumtë që bënte në portat e kundërshtarëve, por edhe për lidhjet e shumta me bukuroshet e ekranit.
Por nëse golat nuk i bën dot sepse kavarur këpucët në gozhdë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidhjet e tij. Së fundmi ai ka postuar një fotografi në Instagram ku duket me pushime. Por në fakt vetëm ai nuk duket dhe natyrshëm lind pyetja: Ku e ka futur kokën Vieri?