Video-përgjimi i dytë i lajmëruar nga ana e Lulzim Bashës dhe deputetëve të PD doli bllof, përderisa dhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që mori përsipër këtë akt, deklaroi se as që e kishte takuar ndonjëherë Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt.
Madje gazetari i PD ka deklaruar që nuk është edhe aq i sigurt se në ato përgjime është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Olldashi tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi, por se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të.
Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj.
“Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera. Unë nuk e di nëse Agron Xhafa është i përfshirë në trafik. Unë s’kam asnjë prove, asnjë element për ta vërtetuar atë”, ka deklaruar gazetari.
Me një deklaratë të tillë gazetari Olldashi ka hedhur poshtë tërë skenarin e PD kundër ministrit të Brendshëm.
Por se sa të papërgatitur dhe me ngutje e kishte këtë skenar PD e tregon dhe paqartësia e të gjithëve, në lidhje me emrin e “Babales”.
Ai nga të gjithë ligjëruesit e PD herë quhet Albert Veliu dhe ky është emri i vërtetë i tij, e herë Arben Veliu.
Në videopërgjimin e dytë, në titrat e vendosura në bisedën me trafikantët e Tragjasit, “Babalja” quhet Arben Veliu.
Lulzim Basha, deputetët e PD Ankelejd Alibeaj e Ervin Salianji, ish ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe gazetari i PD Jetmir Olldashi në të gjitha deklaratat e tyre publike e kanë cilësuar “Babalen” me emrin Albert Veliu.
Ndërkohë në publikimin e video-përgjimit të dytë, pjesa e dytë më saktë, e kanë cilësuar Arben Veliu, e fiksuar kjo në titra dhe e publikuar në të gjitha mediat dhe portalet.
Kjo tregon qartë se skenari ka qënë në ngutje e sipër vetëm e vetëm që të shantazhohet Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me sa duket, përderisa i ngatërrojnë dhe emrin dhe i vënë dy emra dëshmitarit kryesor mbi të cilin e mbështeten opozitarizmin për një javë. /tema