QSUT reagon pas akuzave të PD: Pacientët me hemofili trajtohen rregullisht

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar ndaj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Pampuri për mungesën e medikamentit “faktor” 7,8.

Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” sqaron opinionin publik per deklaraten e publikuar sot ne media lidhur me mungesen e medikamentit “faktor” 7, 8 dhe te cilet sherbejne per mpiksjen e gjakut tek te semuret me hemofili, se nuk ka asnje te vertete lidhur me keto mungesa.

Faktori 7, 8 dhe 9 eshte shperndare dhe vazhdon te shperndahet per pacientet qe kane nevoje per te, sipas pershkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT.

Keto deklarata te paverteta pervecse dezinformojne opinionin publik, hedhin balte edhe mbi punen tone te perditshme ne sherbim te pacienteve.

Deputetja e PD, Orjola Pampuri në një dalje për mediat tha se 300 pacientëve me hemofili në QSUT u rrezikohet jeta, pasi mungojnë faktorët që shërbejnë për mpiksjen e gjakut.

“Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve”- ka thënë deputetja.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU