Qitro, i dobishëm dhe i rrezikshëm

Edhe pse qitroja mund të jetë një alternativë e shëndetshme për t’u ngrënë, pasi përmban vitaminë C dhe fibra, në të njëjtën kohë mund të jetë e dëmshme për disa njerëz, veçanërisht nësje jeni duke marrë medikamente të caktuara. Nëse jeni një nga këta njerëz, konsultohuni më parë me mjekun tuaj përpara se të hani qitro rregullisht.

Dietë për trill

Të hani qitro për të humbur në peshë është shpesh një zgjedhje e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas “American Dietetic Association”, vetëm një ushqim apo një dietë me një grup të vetëm ushqimesh nuk mund të shkrijë dhe të largojë yndyrnat. Dietës me qitro i mungojnë sasi të mjaftueshme të lëndëve ushqyese.

Ndërhyjnë në përthithjen e ilaçeve

Qitroja dhe lëngu i qitros janë të njohur për ndikimin që kanë në ilaçe të caktuara dhe mënyrën se si këta të fundit përthithen nga trupi dhe lista e këtyre ilaçeve është e gjatë. Disa medikamente mund të mos veprojnë si duhet nëse pini lëng qitroje.

Kanceri

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, konsumimi i qitros mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës. Kontrollohuni te mjeku për të parë nëse konsumimi i qitros mund të jetë i dëmshëm për ju.

Irritues

Acidi citrik te qitroja (si dhe fruta të tjerë të familjes së agrumeve, si limoni dhe portokalli) mund të shkaktojë acarim të gojës dhe fytit.

Efekti i lëngut të qitros

Sipas Universitetit të Florida-s, studiuesit kanë dokumentuar të ashtuquajturin efekt të lëngut të qitros, i cili mund të rrisë përthithjen e barnave të caktuara dhe të çojë në mbidozë. Për shkak të kësaj, do të ishte zgjedhje e mençur të pini ilaçe vetëm me ujë dhe të shmangni ngrënien e qitrove, ndërkohë që ilaçet janë duke u përthithur nga trupi.

Shije

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU