Qeveria zhvendoset në Elbasan, Rama mbledh ministrat e rinj dhe të shkarkuarit

Qeveria po zhvillon një mbledhje informale në qytetin e Elbasanit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Ky është takimi i parë i qeverisë për vitin 2019-të edhe pse informal. Mësohet se në këtë takim janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar pas Asamblesë Kombëtare Socialiste të 28 dhjetorit 2018.

Ndërkohë mbledhja është pritur me protesta nga militantët e PD të cilët kanë hedhur edhe tymuese. Një grup qytetarësh po protestojnë jashtë ambienteve të lokalit ku po zhvillohet mbledhja informale e Qeverisë në Labinot të Elbasanit.

Në fokus të këtij takimi do të jenë sfidat dhe objektivat e këtij viti për qeverinë “Rama” ku jo vetëm është një vit zgjedhor, pasi në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet vendore, por njëherazi edhe sa i takon procesit të integrimit europian, ku pritet çelja e negociatave pas 6 muajsh.

Nuk mungojnë në këtë takim edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Kryeministri Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Braçe si dhe riktheu Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin ku u emërua ministre Elisa Spiropali

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU