Prefektet do te kene makina te reja. Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një fond prej 39 milionë lekësh për blerjen e automjeteve të prefektëve të rinj që u emëruan pak muaj më parë nga kryeministri Rama. Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.