Qeveria kosovare shkel Kushtetutën

Gjyqtarët e Kushtetueses kanë pranuar një raport të ish-kolegut të tyre, Robert Carolan, sipas të cilit Qeveria ka shkelur Kushtetutën kur ka urdhëruar institucionet e pavarura që t’i nënshtrohen procesit të standardizimit dhe unifikimit të titujve të vendeve të punës, sipas një katalogu të hartuar nga Ministria e Administratës Publike.Raporti pritet të përbëjë bazën e aktgjykimit për këtë rast, shkruan Koha Ditore.

Çështja është ngritur në Kushtetuese më 29 prill, disa kohë pasi ekzekutivi kishte kërkuar t’i nënshtroheshin procesit të “reformimit të administratës” edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve e Banka Qendrore. Lënda është adresuar në Gjykatë nga Avokati i Popullit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU