Qëlloi me bojë stacionin e policisë, lirohet deputetja e Vetëvendosjes

Është liruar pas disa orësh qëndrimi në Polici, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci. Ajo u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi së bashku me të tjerë aktivistë të Vetëvendosjes ka qëlluar me bojë stacionin e policisë në Prishtinë, pas një proteste të zhvilluar ku u plagosën 7 policë sipas autoriteteve. Shkëlzen Xhafa komandant i Policisë në Prishtinë, në një prononcim për mediat ka konfirmuar lajmin e lirimit të Bogujevcit.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU