Qëllohet me armë ‘Benzi’ në Krujë

Një sulm me armë është regjistruar këtë pasdite në fshatin Bilaj të Krujës, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti të tipit Benz.

Makina drejtohej nga shtetasi me inicialet B.H, raporton policia.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga të shtënat me armë.

Komisariati i Policisë Krujë:

Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU