Pushimet jashtë Shqipërisë zgjasin më shumë me Telekom Roaming

Keni menduar se ku do të shkoni me pushime? Nëse keni zgjedhur të ikni jashtë Shqipërisë, Telekom Roaming është pranë jush.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sapo mbërrini në një vend të huaj, të mos dini se cilin operator partner të zgjidhni? Madje ndonjëherë, zgjedhjet e gabuara, kanë patur edhe pasoja të kushtueshme.

Këtej e tutje, nuk do ta përjetoni më këtë eksperiencë sepse Telekom Albania ka përmirësuar shërbimin roaming për të lehtësuar sa më shumë momentet kur komunikimi bëhet e vetmja mënyrë orientimi. Telekom Roaming është i vetmi që me anë të teknologjisë të avancuar mundëson lidhjen e numrit tuaj VETËM me operatorin që ofron shërbimin më të lirë në çdo shtet. Gjithashtu mund të zgjedhësh paketën që të duhet me internet, minuta dhe sms apo të kombinuara për 1 ditë, 3 ditë ose 1 javë.

Por nuk mbaron me kaq, me aktivizimin e paketës Javore MIN&SMS abonentët e Telekom Albania me parapagesë përfitojnë dhuratë sigurimin në udhetim në partneritet me Sigal Uniqa Group Austria. Gjithashtu shërbimi i klientit është FALAS në çdo shtet që je, duke telefonuar 139 ose 0681440000. Kudo të ndodhesh, mjafton të përdorësh aplikacionin My Telekom për të aktivizuar paketat ose kontrolluar gjendjen. Këto dhe shumë oferta të tjera vijnë për ju këtë verë, që komunikimi kur jeni jashtë shtetit, të jetë sa më i thjeshtë.

Më shumë informacion mund të gjeni duke ndjekur linkun: www.telekom.com.al/roaming. Telekom Albania kujdeset të gjendet pranë abonentëve edhe në ditët e bukura të pushimeve jashtë vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU