Punime në rrjet, OSHE: Ja zonat ku nesër ndërpritet energjia në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se disa zona të kryeqytetit do të vuajnë nesër mungesën e energjisë elektrike për disa orë.

Shkak për këtë janë dy remonte që do të kryhen, përkatësisht në fiderat F1 te N/stacioni TEC Kombinat dhe F213 të N/stacionit Pallati Kongreseve.

Konkretisht zonat që do të ndërpritet energjia elektrike janë:

-10:00 deri në 13:00 / zona e Kombinatit, subjekte  private

– 04:00 deri në 05:00 / subjektet pa energji: Pallati i Kongreseve dhe zona përreth.

Ndërsa në datën 22 dhjetor, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton tek OSHEE se do të kryejë punime në linjën 110kv L110-4/2b Farkë – Ibë, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Për rrjedhojë, si masë sigurie do të stakohet energjia elektrike për zonat në rrethin Tiranë, si më poshtë:

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), zona e Kërrabës, fshatrat: Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, ish-komuna Farkë (pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat, Gurrë, Pëllumbas, Sauk,  Lundër dhe Vishnje. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU