Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kuotat për në Universitetet publike. Vetëm në Universitetin e Tiranës do pranohen 6000 studentë të rinj, ndërkohë që edhe në Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik do të ketë një numër të lartë kuotash.
Kuotat
Dega që do të pranojë më shumë studebtë do të jetë Drejtësia, ndërkohë që ka një rritje të numërit të praneve në degët e mësuesisë. Fituesit në Universitete pritet të shpallen në fund të muajit gusht. Kjo do të jetë faza e parë, ndërkohë që pritet të ketë disa minifaza deri në plotesimin e kuotave.
MAS
Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të shikojnë pikët e fituesit të fundit të vittit të kaluar, për të krahasuar nivelin e tyre. Gjatë gjithë muajit gusht qendra shtetërore e arsimit do të përpunojë të dhënat e maturantëve, duke filluar nga mesatarja, notat e provimeve dhe degët që ata kanë zgjedhur për të konkuruar në Universitet. Edhe këtë vit kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuara. /shqiptarja.com
ma.me