Publikohen fotot / Martohet deputeti i Ramës, dasëm me VIP-a dhe familjarë

Deputeti i Kuvendit Anduel Xhindi do t’ i japë fund beqarisë këtë fundjavë, duke përjetuar ditën e madhe te djegies së shamisë së beqarit.

Anduel Xhindi është djali i ish-deputetit socialist të ekzekutuar përpara shtëpisë së tij në vitin 2009.

Mësohet se dasma ka nisur prej ditës së sotme dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës, në kompleksin Blerimi në Lushnje, e ndërsa do të jenë mbi 450 të ftuar si asnjëherë më parë.

Madje në dasmë janë të ftuar përveç deputetëve të grupit parlamentar dhe gazetarët që mbulojnë seancat plenare të Kuvendit.

Në fotot e siguruara nga fotografi i Kuvendi Agim Rama duken deputetët të cilët nuk e kanë lënë vetëm Xhindin në këtë ditë të shënuar, ndërsa deputetja e Fierit Antoneta Dhima dhe kreu i grupit Taulant Balla, udhëheqin vallen.

Nderkohe qe Gramoz Ruçi si “zoti” i shtepise ne Kuvend po tok gotat me te ftuarit dhe koleget ne kete dasme te madhe te djalit te ish deputetit te ndjere Fatmir Xhindi. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU