Publikimi online i ditarit të Ana Frankut nxit mosmarrëveshje

Ditari ikonik i Ana Frank, të cilin e shkroi gjatë kohës kur ajo dhe familja e saj po fshiheshin nga nazistët, tashmë ka dalë online dhe është pa pagesë. Zakonisht, nxjerrja e një libri online për të cilin ka të drejta autoriale, është ilegal, por ekziston një shteg ligjor të cilin e ka shfrytëzuar “Ana Frank Fund” , shkruan “Koha Ditore”.

Në vitin 1993, Evropa e miratoi një ligj që në mënyrë efektive heq të drejtën e autorit nga një libër pas 70 vjetësh të vdekjes së tij. Frank vdiq në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945, prandaj edhe “The Diary of a Young Girl” tani konsiderohet pronë publike.

Ligjëruesi në Universitetin e Nantes, Olivier Ertzscheid, dhe anëtarja e Parlamentit francez, Isabelle Attard, e publikuan online ditarin e Frankut. Ertzscheid ka thënë se e ka publikuar ditarin për shkak të asaj që prezanton..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU