• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shqiptarët duhet të votojnë Ramën për kryeministër!

by Java News
24/06/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Kimete Berisha/ 

Shqiptarë, votojeni Edi Ramën për kryeministër!

Pse!

1.Sepse, krejt janë të poshtër, por Edi Rama është i poshtër në mënyrën më origjinale;

2.Sepse, nuk është diktator, ama, të gjithë i ‘tutën’;

3.Sepse ia ka thyer shkopin e dirigjentit Blendi Fevziut.

Më pëlqeu kur i bërtiti Blendit me britmën ‘Kujt po i bërtet ti’;

4.Sepse, ende s’e ka mundur ‘kush në debat;

5.Sepse ua mori demokratëve ‘dy gishtat’, në mënyrën më fantastike të mundshme.

Pra, i luftoi me simbolikat e tyre, as ‘armët’ e veta s’i harxhoi, i luftoi demokratët në terrenin e tyre, me armët e tyre;

6.Për shkak se kundërshtarët i shndërron në ‘karikatura’.

Ne nuk qajmë, por qeshim me ‘viktimat’ e tij! Që do të thotë, se ‘viktimat’ e tij janë fajtore, e meritojnë Edi Ramën, ashtu siç e meritoni Ju;

7.Duhet ta votoni edhe një herë, sepse gjatë fushatës Edi Rama u soll si opozitë, ndërsa opozitën e nguli në ‘qeveri teknike’.

8.E bëri punën që Lulzim Basha të futet në qeveri teknike me të, dhe t’i ndajë bashkë me të, ditët e fundit të qeverisjes së tij, pa fituar Lulzim Basha gjë që shihet me sy.

Dhe, ia doli ta shërojë Lulzim Bashën nga varësia me ‘figurën atërore’, Sali Berishën;

9.Sepse, ishte ideja e myslimanit Lulzim Basha që t’ua prishë myslimanëve festën e Bajramit me zgjedhje;

10.Ju thërras ta bëni edhe një herë Kryeministër, anipse mua s’më pëlqen, tamam puna me m’pëlqy, ama, jam në gjendje të bëhem objektive, dhe ta shoh ‘të mirën’ te njeriu i ‘keq’ dhe të ‘keqen’ te ‘njeriu i mirë’!

11.E kam dobësinë më të madhe, njeriut të mençur ia toleroj edhe pak ‘poshtërsi’.

Thjesht, krejt çka më tërheq mbi këtë dhe, është dija dhe sharmi për ta shprehur dijen, të cilat këtij cinikut nuk i mungojnë.

Shpeshherë njerëzit zemërgur, dhe ata më të këqinjt janë më të mençurit dhe më të suksesshmit në këtë jetë.

12.Arsyeja e parafundit pse ju thërras ‘ta votoni Edi Ramën’ është se ky është i vetmi shqiptar mbi këtë tokë, i të gjitha kohëve, të cilit ia dëgjoj intervistat;

13.Dhe i urren pyetjet. Pyetjet janë shumë armiqësore (për mua)…sa herë më pyet dikush-diçka, më duket se më merr në pyetje, dhe kurrë askujt nuk i jap përgjigje, hiç, as nëse më pyet ‘a ke pirë kafe’.

Edhe Edi Rama i urren pyetjet, prandaj i urren gazetarët.

‘E vërteta’ kurrë nuk zbulohet nga pyetjet

Nga del ‘e vërteta’, nëse jo nga pyetjet?

E vërteta kaherë nuk ka pikur nga qielli, ‘e vërteta’ krijohet, ndërtohet si shtëpia tull mbas tulle, varësisht nga situata, dhe përpunohet dhe rikrijohet ‘e vërteta’ edhe prej drurit e prej ngjyrave.

Me rëndësi është fitorja. Siç ka thënë Hitleri

‘Në fund, fituesin askush nuk do ta pyes në e ka thënë të vërtetën’.

P.S. Frymëzuar nga shkrimi shumë i mirë i Berat Buzhalës ‘Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër’!

Next Post
Zgjedhjet/ Çako takon kreun e KQZ, Klement Zguri

Zgjedhjet/ Çako takon kreun e KQZ, Klement Zguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In