Pse po e sulmojnë Arta Markun, “pashallarët e komanduar” të Llallës

Nga Artan Hoxha

Kryeprokurorja e re e perkohshme Arta Marku, po sulmohet sot nga kolege te saj, vartes, media, per shkak te disa levizjeve brenda organit te akuzes. Media te caktuara qellimisht po disinformojne se Marku po “shkarkon”, apo po “transferon” drejtues te prokurorive ne qytetet kryesore te vendit per shkak te ceshtjeve te rendesishme qe ata kane ne duar.

Por ne fakt si qendron e verteta?!!!

Kryeprokurorja e re Arta Marku po vendos ne shina organin e akuzes per shkak te shkeljeve ligjore qe kishte bere para ardhesi i saj Adriatik Llalla.

Po cfare kishte bere Llalla?!

Per te marre nenkontroll te plote Prokurorine dhe hetimin ne gjithe territorin, Llalla komandoi ne krye te prokurorive kryesore prokurore te besuar te tij nga Tirana.

Praktikisht per me shume se dy vite, prokurorite kryesore jane drejtuar nga shefa te komanduar nga Llalla, por qe njekohesisht ishin te emeruar prane Prokurorise se Pergjithshme.

Ky grup “komando” prokuroresh te besuar te Llalles, ishin syri dhe veshi i deleguar i tij, ne Durres, Elbasan, Shkoder, Vlore, Fier etj.

Por cfare parashikon ligji per organizimin e prokurorise i ndryshuar se fundi per shkak te reformes ne drejtesi?

Sipas nenit 25 te ketij ligji, ne kapitullin Komandimi, shkruhet qarte se prokurori i pergjithshem mund te komandoje nje prokuror rrethi:

a)-jo me shume se 4 muaj ne vit,….

Ky afat mund te zgjatet deri ne 8 muaj, nese prokurori i komanduar jep pelqimin;

Llalla duke perdorur kete dispozite te ligjit vendosi te komandoje ne krye te prokurorive kryesore njerezit e besuar te tij, duke shmangur keshillin e prokurorise, dhe i mbajti ata te komanduar pa afat ne shkelje te ligjit me vite te tera.

Per kete shkak prokurorite kryesore te vendit kane me vite qe drejtohen nga prokurore te komanduar, kur ata mund te qendronin vetem 8 muaj ne vit ne nje pozicion te tille.

Prokurorja e re, Marku, ka vendosur ta ndaloje kete paligjshmeri “drejtuesish te komanduar”, duke i kthyer te besuarit e Llalles, aty ku kane emerimin zyrtar, prane Prokurorise se Pergjithshme.

Asnje prej prokuroreve te komanduar nuk eshte shkarkuar nga detyra, ata thjeshte jane larguar nga “komandimi” dhe jane kthyer ne detyre aty ku kane emerimin…

Nuk e njoh kryeprokuroren Marku, as e kam takuar kurre me pare, por padyshim gjykoj se duhet mbeshtetur ne ate qe po ben.

Llalla e kishte thartuar shume Prokurorine, aq sa diten qe u largua, ne deklaraten zyrtare te Ambasades amerikane thuhej qarte: “U largua prokurori qe nuk hetonte politikanet”….

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU