Pse “pajtohen” gjithmonë Rama dhe Meta

Nga Astrit Patozi

(Ose një analizë e shkurtër krahasuese për dy burra pushteti)

Janë kaq të pangjashëm me njëri-tjetrin, sa të krijojnë përshtypjen se kanë lindur për të bërë luftë dhe për të qenë armiq të përjetshëm. Janë tmerrësisht të ndryshëm, në stil, në shtat, në fjalor, në formim, në shkollim, në shije, në veshje, në sjellje, në karakter, në deformim, në artikulim, në vetëmohim dhe gati në gjithcka tjetër.

Por ata ngjasojnë si binjakë vetëm në një pikë. Të dy janë plackitës race dhe sa kohë që do të ketë ende dicka për të ndarë ata nuk do të shqiten kurrë nga njëri-tjetri. Pavarësisht telenovelave periodike dhe “të rënëve” nga lukunitë përkatëse, që u prijnë, të cilat po shqyejnë prej vitesh pa mëshirë atdheun.

Ndaj, nëse duam realisht të shpëtojmë prej tyre, ka vetëm një mënyrë: Të mos presim të “zihen” prapë, por t’i shkulim të dy njëherësh, pa shpresuar asnjëherë tek 1 prilli, i cili nuk vjen asnjëherë për mirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU