Shumica e grave preferojnë t’u shmangen mbathjeve të plota, vetëm që në veshjet e tyre mos të krijohen vija nga prerjet e të brendshmeve.
Ndonëse, tangat nuk janë një zgjedhje e rehatshme shumë më shumë femrat parapëlqejnë të veshin të brendshme të tilla, vetëm për t’u dukur më bukur.
Jill Rabin, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Hofstra North Shore-Lij Shkolla e Mjekësisë në New Hyde Park, paralajmëron femrat se kjo veshje nuk duhet të jetë pjesë e të përditshmes tonë, pasi në moment të caktuara mund të shndërrohen në një rrezik serioz për shëndetin tonë.
Duke qenë se këto mbathje kanë tendencën të jenë ngjitur pas trupit e shumë të ngushta, pëlhura e hollë e tangave mund të zhvendoset nga rektumi në organin gjenital, duke infektuar vaginën apo fshikëzën e urinës.