Pse borziloku mbahet si një bimë çudibërëse

Emri latin: Ocimum basilicum

Familja: Lamiaceae

Emrat tjerë: basilik, basilic, basiliko, bazilie

Përshkrimi

Besohet që vjen nga Greqia, ku është quajtur lule mbretërore. Ekzistojnë lloje të ndryshme të borzilokut, por Ocimum basilicum është më i njohuri dhe përdoret më së shpeshti. Borziloku është bimë njëvjeçare e cila arrin lartësinë prej 50 cm, ndërsa në kushtet ideale mund të rritet edhe më shumë.

Ka shije të ëmbël, për çka është e popullarizuar për përgatitjen e ushqimit. Borziloku i thatë po ashtu ka shije të shkëlqyeshme, por aromë më të dobët, e cila zhduket tërësisht me kohë.

Përgatitja dhe ruajtja

Shmangni blerjen e borzilokut të freskët, i cili është i fishkur dhe ka gjurmë të zeza në gjethe. Borziloku i freskët mund të ngrihet dhe të ruhet për disa javë. Metoda më e mirë është ta lini borzilokun në një qese të vogël plastike, transmeton Koha.net. Lini pak ajër në atë që të jetë pak e fryrë dhe pastaj vendoseni në frigorifer në një vend ku nuk do të shtypet.

Një mënyrë tjetër efikase e ruajtjes është të mblidhni gjethet e freskëta, t’i lani dhe thani dhe pastaj i lini në një kavanoz xhami. Çdo gjethe mund ta lyeni me pak kripë që të mos ngjiten me njëra-tjetrën. Kavanozin mbusheni me vaj ulliri, mbylleni dhe lëreni në frigorifer. Varësisht nga kualiteti i gjethit të freskët, borziloku i ruajtur në këtë mënyrë duhet të zgjasë deri në tre muaj dhe të mos shfaqen gjurmë të zeza në gjethe.

Përgatitja e ushqimit

Borziloku është i shkëlqyeshëm si mëlmesë për supa, sallata, salca, mish dhe ngjashëm. Më popullor është në Itali ku përgatitja shtohet në përbërjen e specialitetit italian salcës pesto.

Veçoritë shëruese

Përdoret si ujë për shpëlarjen e gojës dhe fytit, dush për rritje të energjisë dhe për largimin e shenjave të lodhjes nga sytë. Po ashtu është i shkëlqyeshëm në luftën kundër çrregullimeve të tretjes, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU