Provokon Daçiç: Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës?

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek deklaratat për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, vjen një reagim nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç. Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa i përgjigjet kështu presidentit Hashim Thaçi.

“Çfarë hipokrizie. Së pari, me armë, dhunë dhe krime, kufijtë e Serbisë janë shkatërruar dhe tani është për mos ndryshim të kufijve. Çfarë kufijsh? Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Daçiç për Tanjug. Mes të tjerash ai tha se Kosova ka shkatërruar kufijtë e Serbisë.

“Edhe unë jam për pandryshueshmërinë e kufijve me dhunë, por që kur fillojmë të mbështetemi në këtë parim? Ju së pari shkatërruat kufijtë e Serbisë dhe tani ju kujtohet se nuk ka më ndryshim në kufij”, tha ai.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU