“Shteti duhet t’i njohë si të ligjshme ndërtimet te Unaza e Re dhe t’u japë tapitë. Ndërsa dyqaneve t’u paguhet një vit qeraja megjithë fitimet që mund të kishin”.
Kështu u shpreh një nga protestuesit tek ‘Astiri’ mbrëmjen e së mërkurës, raporton JavaNews.al
Duke bërë thirrje ‘Rroftë republika dhe populli shqiptar’, protestuesi në foto tha se ky është qëndrimi i partisë ‘Zgjidhja’.
Madje sipas tij, Koço Kokëdhima do të jetë kryeministri i ardhshëm.
“Unë jam përfaqësues i partisë ‘Zgjidhja’. Jam nënkryetar i partisë që ka për kryetar kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë z.Koço Kokëdhima. Qëndrimi i partisë ‘Zgjidhja’ është ky: Ne jemi me qytetarët sepse ligji është me qytetarët. Të gjithë ata që kanë ndërtuar para vitit 2013, të gjitha banesat janë të ligjshme. Në rast se ka një plan për riurbanizimin e Tiranës, atëherë shteti ligjor është i detyruar t’i pranojë si të ligjshme ndërtimet që janë bërë para 2013. T’u japë tapitë qytetarëve dhe t’i rimburosjë sipas ekonomisë së tregut për aq sa u takon” – tha qytetari.
/b.d