Protestë në Tiranë për demarkacionin, shtyhet votimi

Thirrjet e shpeshta të presidentit Hashim Thaçi e të kryeministrit Isa Mustafa për ta votuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk ua kanë ndërruar qëndrimin disa prej deputeteve të koalicionit.

Megjithëse seanca është caktuar për këtë të enjte, mbajtja e saj është vënë në dyshim për shkak se ende nuk janë arritur mbi 80 votat e domosdoshme, transmetojnë mediat kosovare

Situatën me numra nuk e kanë ndryshuar as komunikatat e përditshme të Komisionit Shtetëror, i cili pretendon se Kosova nuk humb territor në raport me shtetin malazes.

Edhe pse partitë në koalicion, PDK dhe LDK, i kanë dhënë mbështetje unanime marrëveshjes, deputetë brenda tyre kanë paralajmëruar votë kundër.

Protesta kundër demarkacionit ka marrë dimensione edhe jashtë territorit të Kosovës, duke u shtrirë edhe në Tiranë.

Një grup profesorësh dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar mbatjen e një proteste sot në orën 12:00 përara Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU