Protestat për Liqenin, Basha mbledh në seli krerët e departamenteve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon këtë pasdite një takim me drejtuesit e departamenteve në selinë blu.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në mbledhje marrin pjesë edhe drejtuesit e sekretariateve të PD.

Të njëjtat burime thonë se në takimin me dyer të mbylluara, po diskutohet për aksionin e opozitës si dhe po shpaloset programi i PD-së nga secili departament.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve është edhe krijimi i aleancës për Tiranën për mbrojtjen e parkut te Liqeni Artificial, ku dje PD protestoi kundër ndërtimit të këndit të lojërave nga Bashkia e Tiranës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU