Protesta, Rama: Vandalët do ndëshkohen! Lehtësira për përdoruesit e shpeshtë të rrugës

“Kush e vuri atë zjarr dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë, do ndëshkohet.”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë për mediat, pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Shefi i qeverisë foli për vandalizëm dhe cënim të rendit e sigurisë të orkestruar nga Tirana, duke akuzuar opozitën.

“Të nderuar bashkëqytetarë, sipas Kodit Penal zjarri i sotëm dhe dhuna barbare e ushtruar mbi pronën e përbashkët si dhe goditja e policisë janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me të gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e vuri atë zjarr dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë duke kërcënuar rendin, nuk do ketë asnjë shans t’i shpëtojë forcës së ligjit. As populli i krejt Shqipërisë, as i vet Kukësit nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi“, thotë Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat.

Rama është shprehur se ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu dhe do të takohet ditën e hënë për të biseduar, ndërsa në 60 ditët e ardhshme do të realizohen dëgjesa me banorët e qarkut të Kukësit ku do u shpjegohet se do të përfitojnë si përdorues të shpeshtë të rrugës përmes një karte të veçantë.

Ne jemi ulur me kompaninë për të përcaktuar kontratat për përdoruesit e shpeshtë. Kështu që të gjithë kundërshtuesit që nuk kanë lidhje me krimet e sotme të qenë të qetë, që për përdorim e shpeshtë të rrugës nuk do të paguajnë njëlloj si të tjerët. Brenda 60 ditëve do u shpjegojmë të vërtetën dhe atë që kemi në plan për përdoruesit e shpeshtë të rrugës në qarkun e Kukësit. Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim, unë do të ulem me të që të hënën për të biseduar, sigurisht që deri të hënën ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme“, tha Rama

Gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit do marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm, ka thënë kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, duke u shprehur se është opozita ajo që qëndron pas ngjarjes së Kukësit.

As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit, nuk ka asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe asnjë lidhje me dëshpërimin tuaj agresiv. Dhe përgjigjen prej Kukësit dhe gjithë Shqipërisë gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit që tërheq zvarrë opozitën do e marrë qershorin e ardhshëm, pa diskutim dhe më shembulloren se sa e morën qershorin e shkuar. Të tërë bashkë mbledhur në kazanin politik me votat e zakonshëm të këtij vendi, këta nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç asaj që kanë bërë gjithnjë të tallen me pakicën për të nxitur rrëmuja e zjarr ndezje e për të bërë e hapur gropa në çdo fushë të jetës shqiptare sa herë janë në pushtet. Këtë të vërtetë të hidhur për ata e di mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve të arsyeshëm që vetëm rritet në numër dhe në vetëdije se Shqipëria që duam nuk bëhet dot as me përralla, me gënjeshtra, logje Parlamenti po me reforma të thella, nganjëherë të dhimbshme, me durim e sakrifica. Fati i politikës mizerabël të përrallave dhe shkatërrimi me benzinë në gojë e çizme në dorë është i shkruar dhe mbetet vetëm ta lexojmë deri në fund. Kukësi nuk mund e nuk do të kthehet kurrë në mish për zjarrin që duan të ndezin kartat e djegura të politikës së Tiranës”, tha Rama.

a.ç

ERTV Live?: Komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 31. März 2018

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU