Protesta, Patozi thumbon Bashën: Ndjej neveri për ata që…

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, ka reaguar sërish për protestën e opozitës.

Pak më parë, Patozi e cilësoi protestën e opozitës një ‘Ba(sh)balesh’ (Basha dhe Babalja), ndërsa tani shkruan në ‘Facebook’ se ndjen neveri për të gjithë ata që e përdorin revoltën e qytetarëve për pazaret dhe mbijetesën e vet politike, në qeveri apo në opozitë qofshin.

Më tej, ai shpreh respekt dhe velrësim për demokratët dhe shqiptarët e lirë, që protestojnë me të drejtë kundër qeverisë, si dhe solidarizohet me të lënduarit e protestës.

Deklarata e Patozit

EMOCIONET E KUNDËRTA QË PRODHON PROTESTA.

Respekt dhe vlerësim për të gjithë ata demokratë dhe shqiptarë të tjerë të lirë, që protestojnë me të drejtë kundër kësaj qeverie të korruptuar.Solidaritet të plotë me të gjithë të lënduarit e protestës, veçanërisht me gazetarin Bledi Kasmi. Neveri për të gjithë ata që e përdorin revoltën e qytetarëve për pazaret dhe mbijetesën e vet politike, në qeveri apo në opozitë qofshin.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU