Protesta është beteja e vërtetë e opozitës, kundër reformës!

Nga Mero Baze

Në të vërtet kjo e hënë që vjen mund të konsiderohet dita e parë e Reformës në Drejtësi. Është dita e parë që ne do të kemi një institucion të ri pas dy vitesh që hartojmë ligje dhe bëjmë beteja në ekrane për reformën.

Për këtë arsye e hëna është konceptuar si një betejë finale për Reformën në Drejtësi. Shumica me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe SHBA, po hedhin një hap para në ngritjen e institucioneve duke zgjedhur Prokurorinë e ri të Përkohshëm, ndërsa opozita e bashkuar do të protestoj në rrugë kundër fillimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Të gjithë paranojakët e reformës dhe gjithë ëndërrimtarët e saj, janë përleshur deri më sot duke shantazhuar njëri tjetrin për suksesin apo dështimin, por betejat kanë qenë virtuale. Të gjithë që kanë bërë sikur janë me reformën, të gjithë e kanë përjetuar votën pro saj, sikur e kanë për kundërshtarin, por të hënën kjo betejë virtuale mbaron.

Të hënën nis reforma dhe në zyrën e kryeprokurorit hyn prokurori I ri I përkohshëm, që do të filloj të zbatoj reformën, Pas tij do të ngrihet SPAK dhe institucionet e tjera që të shpresojmë se do ti japimn fund apatisë së drejtësisë në Shqipëri.

Ndaj e hëna është një ditë e madhe e rëndësishme që nuk mund të kalonte aq lehtë.

Do të ishte turp për opozitën ta kalonte në heshtje dhe hipokrizi duke duartrokitur siç ka bërë deri tani. E hëna është dita që ata duhet të jenë të vërtet me reformën.

Vendimi që kanë marrë për të dal në rrugë është vendimi I vërtet dhe duhet respektuar.

Po kaq të vërtet duhet të jenë dhe anëtarët e shumicës në pushtet në parlament. Edhe pse ata janë ngushtuar në tre kandidatë, ata duhet të marrin një vendim të drejt, të bindur se po zgjedhin më të mirin mes tre kandidatëve.

Pastaj beteja do të jetë e gjatë mes rrugës dhe parlamentit. Dhe është beteja e vërtet për drejtësinë në Shqipëri.

Ballua me maska duhet të merrte fund një ditë dhe ideja që të gjithë ishin dakord me reformën kundër një armiku të padukshëm duhet të merrte fund.

Të gjithë ata që besojnë tek reforma duhet deomos të mbështesin reformën dhe institucionet e reja që ajo parasheh siç është dhe prokurori I përkohshëm I parashikuar në Kushtetutë.

Por dhe ata që nuk e duan kanë të drejt të hidhen në luftë.

E hëna është dita e sinqertë e opozitës sonë, e PD dhe LSI , e atyre që kanë paranojën, se reforma ka punë vetëm me ta. Në të vërtet reforma ka për të bërë kërdinë dhe brenda socialistëve, por fakti që ata janë në pushtet dhe mes pushtetit dhe reformës zgjedhin pushtetin ata janë të matur dhe po mbështesin reformën. Është barra e kryqit që u ra ta mbajnë mbi shpinë.

Pala tjetër do të dal në rrugë me armë në dorë. Dhe nuk kanë faj. Për herë të parë po kuptojnë se mund të mos e kenë në dorë të ardhmen e tyre përball ligjit. Është fundi I botës për dikë që ka qenë I bindur gjithë jetën, se është I paprekshëm.

Nga mënyra si sillen e si flasin duket se kanë shënuar dhe armiqtë e tyre. Janë dy amabsadorët e perëndimit në Shqipëri, Dnald Lu e Roamana Vlahutin. Ata u prishin skemën dhe u shtojnë frikën se reforma është e vërtet dhe në dorë të Perëndimit. Se po të ishin të bindur se po e merrte Edi Rama do kishin bërë festë. Nuk do ishin me armë në dorë në rrugë./Tema

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU