Disa prej banorëve të Astirit, që protestuan pasditen e djeshme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre, janë shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes. Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuar njërin aks rrugor, duke shkaktuar njëkohësisht edhe mungesën e qarkullimit të makinave.
Mësohet se disa prej protestuesve, që dogjën edhe flamurin e Rilindjes, janë shoqëruar në komisariatin numër 6, ndërkohë deputetët demokratë Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu kanë kërkuar lirimin e tyre. Deputetet e PD drejtojne protesten, nga e cila u kercenua me vrasje dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
ma.me