Protesta e 13 Prillit, burg për 3 të ndaluar, detyrim paraqitje për 32 të tjerë

Të arrestuarit pas protestës së opozitës kanë dal sot në gjykatë për masën e sigurisë.

Arrest me burg është dhënë masa esigurisë për tre protestues ndërsa për dy të tjerë është dhënë masa arrest shtëpie.

Arrest me burg

Armando Gecaj

Edmond Bushi

Dainel Gjata

Arrest shtëpie

Shemsi Kaloshin

Gezim Almetën

Ndërsa për 32 të tjerë gjykata ka dhënë vendimin detyrim paraqitje.

Më parë Prokuroria ka kërkuar burg për 16 prej tyre, ndërsa për 21 të tjerët ‘detyrim paraqitje’.

37 persona u arrestuan pas protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para godinës së kryeministrisë ndërsa dhjetëra të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Për të ndjekur këtë proces kanë shkuar në ambientet e Gjykatës Penale edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Këta të fundit pretendojnë se protestuesit janë arrestuar pa asnjë provë, por thjesht pse protestojnë dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.

Krahas të arrestuarve, Policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 23 protestues, mes tyre edhe Gazmend Bardhin.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU