Protesta dhe situata politike, Basha niset nesër për një vizitë disa ditore në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të niset nesër për një vizitë zyrtare disa ditorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fokus të vizitës së Bashës do të jetë situata politike në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Amerikë, kryetari i opozitës do të takohet me senatorë, kongresmenë e zyrtarë të lartë amerikanë. Në fokus të takimeve do të jetë protesta e opozitës dhe kriza politike në vend dhe kërkesa për qeveri teknike.

Pas kthimit nga SHBA, kryedemokrati Basha do të ndalojë në Bruksel ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU