Prostitucion në kampet greke, burra dhe adoleshentë shiten për 2 euro

Për të mbijetuar, dhjetëra emigrantë nga Siria dhe Afganistani janë detyruar të shesin trupin e tyre vetëm për 2 euro për të mbijetuar në rrethinat e Athinës.

Krizat prodhojnë gjithmonë të tjera fenomene. Prostitucioni është më i riu që ka përfshirë kampet greke të emigrantëve

Për të mbijetuar, dhjetëra emigrantë nga Siria dhe Afganistani janë detyruar të shesin trupin e tyre vetëm për 2 euro për të mbijetuar në rrethinat e Athinës.

Sipas një raporti të Global Post, burrat, mes tyre edhe të rinj adoleshentë, nisin të prostituojnë menjëherë sapo arrijnë në kryeqytetin grek për të fituar para në mënyrë të shpejtë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti është i përqendruar në lagjen Fylis të Athinës.

Teksa një pjesë kërkon 30 euro, shumë prej tyre pranojnë edhe më pak se dy euro pasi kanë turp të kërkojnë më shumë. Prostituimi i femrave në kampet e klandestinëve në Evropë është problematikë e njohur, por sa i përket prostituimit të meshkujve deri tani është folur pak.

Prostitucioni në Greqi është i ligjshëm vetëm nëse ushtrohet në shtëpi publike, por tashmë ai është shtrirë në rrugë dhe parqe publike. Një emigrant i ri af gan, Abdullah, thotë se ka shitur veten e tij i kushtëzuar nga rrethanat.

“Nuk kisha as 20 cent në xhep, isha i dëshpëruar, nuk dija ç’të beja, ndaj dhe u detyrova të ndërmarr këtë zgjidhje”, thotë ai, duke shtuar se e “vetmja shpresë është hapja e kufirit, pasi ai nuk ka para për të shkuar askund”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU