Pronat, 84 mln euro për familjen e Presidentit Nishani

Ai është i përfshirë me vetëdije, në një skemë lobimi politik dhe në një procedurë e cila kërkon të shmangë gjykimin nga Gjykata Evropiane e Strasburgut për këtë ligj, duke e bërë fakt të kryer, përmes rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese është ndarë sot në vendimarrjen e saj, pro dhe kundër Ligjit të Pronave, 4 me 4, ndërsa një gjyqtare ka munguar në seancë. Seanca e radhës është shtyrë për datën 28 Qershor.

Vendimi ka një rëndësi vendimtare mbi fatin e pronave në Shqipëri dhe shkuarjen drejt një zgjidhje të pranueshme nga shteti shqiptar, i cili po tentohet të vihet në darën e falimentimit të detyruar nga ky lobim politik, në krye të të cilit qëndron Presidenti i vendit, që ka konflikt interesi në këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese ka bërë një rezistencë të admirueshme kundër presionit të hapur të Presidentit i cili mbron interesat e familjes së vet.

Presidenti Bujar Nishani dhe herë të tjera, është investuar zyrtarisht për interesa familjare, duke përdorur postin e Preisdentit. Duhet të kujtojmë se ai qëndron pas presionit të gjykatave për t’i marrë tokën Kishës Katolike në Elbasan për llogari të familjes së tij. Ai ka përdorur postin e presidentit, deri për interesa banale familjare, për shembull duke pritur Pacollin pas zgjedhjeve të kontestuara të tij si president, vetëm se ai do të ndërtonte një pallat tek pronat e gruas së tij në plazh. Ai siç ka dalë në media po përdor zyrat përmbaruese dhe gjyqtarët për të nxjerrë njerëz nga prona që ua kthen kundrejt një procedure jo normale vjehrrit të tij, apo njerëzve të afërt. Së fundmi ai po investohet tërësisht si president i vendit, për një çështje që është legjitime të interesohet vetëm si dhëndër brenda në fisin e gruas, ku bëhet fjalë për milionë euro.

Siç dihet familja e zgjeruar e gruas së presidentit, pretendon të fitojë rreth 84 milionë euro kompensime nga vakuumi ligjor dhe interpretimi spekulativ i vlerës së pronave vetëm për një rreth ish-pronarësh të lidhur dikur me poste shtetërore në piramidën e pronave, që po formalizojnë vendime gjyqesh në Strazburg, që shkojnë deri tani në 600 milionë euro. Këtu është fjala për një pakicë fare të vogël pronarësh, të cilët edhe kështu kanë përfituar prona për shkak të lidhjeve politike. Nëse ligji do zbatohej me këto kritere që po tentojnë këta, për gjithë pronarët e Shqipërisë, të cilët as i kanë prekur dot letrat e pronave të tyre, Shqipëria duhet t’u paguajë ish pronarëve rreth 30 miliardë euro prona, saç nuk vlen gjithë pasuria e Shqipërisë.

Duke qenë se konflikti i tij i interesit është i verifikueshëm dhe publik dhe duke qenë se ndikimi i tij mbi Gjykatën Kushtetuese mund të jetë vendimtar, shumica duhet të bëj një gjest publik në mbrojtje të shtetit, për të ndarë detyrën e presidentit nga detyrimet si dhëndër brenda dhe pajën që duhet të marrë. Si dhëndër brenda nuk ka të sharë, dhe le të vazhdojë, por si President i Shqipërisë, duke e keqpërdorur postin për pajën si dhendërr, nuk mund të lejohet.

1 koment

  1. Mero,je nje mashtrus dhe fallsifikator qe nuk ka shokun ne shqiperi. Nuk harroj c’i ke bere edi rames. Je nje njeriu me i zi prandaj dhe nuk te beson njeri,perfshire edhe ata qe u leverdis cfare shkruan.

Leave a Reply to Meneko Anulo përgjigjjen