Një 55 vjeçare ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është dhunuar barbarisht nga kunati dhe djemtë e tij. Policia sqaron se shtetasja me iniciale Q.K, banuese në fshatin Armath të Manzës, pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.
“Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.
a.ç