Pronari i bujtinës filmonte gratë fshehurazi në dush dhe videot i publikonte në faqe pornografike

Një burrë në Zelandën e Re është shpallur fajtor për filmimin me kamera të fshehtë të 34 grave në bujtinën e tij. BBC raporton se gratë filmoheshin fshehurazi në dushe dhe kamerat sekrete ishin vendosur tek shishet e shampove. Autoritetet zbuluan se burri kishte bërë 219 regjistrime nga Dhjetori 2017 deri në Shkurt 2018.

Më pas videot ai i publikonte në faqe pornografike në internet. Shumica e grave të filmuara ishin nën 30 vjeç dhe kamerat ishin vendosur në pozicion të tillë për të filmuar trupin, pavarësisht se në pjesën më të madhe të rasteve shfaqeshin edhe fytyrat e tyre. Pasi publikonte videot në internet, burri nxiste shikuesit që të linin komente pozitive për ta inkurajuar që të bënte të tjera regjistrime sekrete. Pas zbulimit të kësaj ngjarje, policia e Zelandës së Re ka fshirë videot nga interneti.

Autori është deklaruar fajtor për 69 akuza dhe iu dha lirimi me kusht, deri në tetor kur të shpallet vendimi. Disa akuza kanë një dënim maksimal prej 14 vitesh. Avokati i të pandehurit i kërkoi gjykatësit që të mbajë anonim emrin e klientit, për shkak se bashkëshortja e tij vuan nga probleme shëndetësore dhe nuk duhet të mësojë për këtë histori. Gjykatësi ka kërkuar që të njihet më parë me shëndetin e gruas së të pandehurit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU