Prokuroria kërkon arrest me burg për të dyshuarit e vjedhjes së Bankës në Bllok

Tre të dyshuarit si autorë të grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut me 8 gusht të këtij viti, dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka dorëzuar sot në gjykatë kërkesën për masën e sigurimit, ku kërkon “arrest me burg” për Roland Litin, Alan Babamaton dhe Robert Kullën. Tre të pandehurit u arrestuan më 31 gusht. Njëri prej tyre kishte lënë gjurmë në një shishe plastike të lënë përdhe, në bodrumin ku kishin punuar për të depërtuar në kasafortën e bankës.

Sëbashku me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja është dërguar nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore dhe krahasimi në sistem ka identifikuar se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti. Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve, policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre.

Mësohet se pas vjedhjes së bankës, dy prej pjestarëve të këtij grupi udhëtuan drejt Malit të Zi dhe u kthyen pas 4 ditësh, por këtë herë jo nga kufiri. Në bazë të informacioneve, gjatë qëndrimit atje të rinjtë kishin shpenzuar shuma të mëdha parash. Gjatë operacionit të organizuar një ditë me pare, njërit prej të dyshuarve iu sekuestruan dhe një sasi prej rreth 40 mijë euro.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU