Prokuroria administron si provë vendimin e Katanias që e shpall Tahirin të pafajshëm

Prokuroria ka vendosir të administrojë si provë vendimin e Katanias që e nxori ish ministrin e Brendshëm Samir Tahiri të pafajshëm në lidhje me dosjen ‘Habilaj’. Vendimi është administruar në dosje dhe po shqyrtohet me provat e tjera. Vendimi u depozitua pak ditë më parë nga ish-ministri Tahiri. Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i Italisë bëhet pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë së Krimeve të Rënda. Brenda muajit nëntor pritet te merret vendimi nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi apo do të ngrihet një akuzë ndaj ish-ministrit. Pavarësisht pushimit të hetimeve nga Italia, Tahiri në Shqipëri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU