Prokurori i akuzuar për korrupsion shtrohet në spital

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për ish-prokurorin Haxhi Giu.

Aktualisht Haxhi Giu ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, ku ka pasur probleme kardiake. Pikërisht për shkak të kushteve shëndetësore ai ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.

Prokurori i Krujës, Giu u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar akuzën për veprën penale ‘korrupsion pasiv’. Emri i tij është mjaft i njohur në drejtësi, si prokurori që hetoi çështjen e Azem Hajdarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU