Profil/ Kush është ish-kampioni i boksit që u arrestua sot, objektiv i atentatit të pak ditëve më parë

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pas vrasjeve të fundit.

Nga të arrestuarit, spikat edhe Asmer Bilali, 29 vjeç, që ka qenë ish-kampion boksi.

Arsyet për arrestimin e tij nuk dihen, por gazetari Artan Hoxha thotë se ai ishte objektivi real i atentatit të pak ditëve më parë, kur u vra Arjan Ferracaku.

Hoxha thotë se ata ishin duke kalëruar bashkë dhe vrasësi ka ngatërruar objektiv, duke qenë se Ferracaku ngjante me Bilalin.

Bilali ndërkohë njihet si një personazh problematik në Shkodër.

Ai është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017.

Ai u arrestua dhe iu gjet edhe një pistoletë me të cilën mendohet se kreu plagosjen, por çuditërisht më pas u lirua.

Asmer Bilali njihet edhe për precedentët penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU