Profesori maqedonas: Nuk jam kundër “riformatimit” të Maqedonisë, kërkesat e shqiptarëve janë legjitime

Për dallim nga përfaqësuesit e tyre politikë, profesori universitar, Sasho Ordanovski në emisionin “Rruga Drejt” të Alsat-M ka deklaruar se nuk është as kundër federalizimit dhe as kundër ridefinimit të shtetit të Maqedonisë. Ai madje këto kërkesa të shqiptarëve i sheh si legjitime.

”Nuk jam kundër federalizimit. Unë e di se për atë ka proces politik, i cili nëse inicohet tema, që është krejtësisht legjitime, patjetër të kalojë nëpër mundësi ligjore dhe kushtetuese. Ridefinimi i Maqedonisë si shtet nga kjo që është tani, kërkon ndryshim kushtetues”, ka thënë Ordanovski.

Ndryshe lideri i VMRO-së, parti fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në bllokun politik maqedonas, Nikolla Gruevski gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, po edhe pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, është deklaruar kundër dygjuhësisë dhe ridefinimit të shtetit./tesheshi.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU