Produkti perfekt për përdorim nëse jeni djegur nga dielli

Tashmë që sezoni i plazhit ndodhet në mesin e tij, janë të shumtë personat që janë djegur nga dielli.

Një nga përbërësit më të mirë për të rregulluar pehashin natyral të lëkurës, dhe për të zbehur efektin e djegies prej diellit, është uthulla e mollës.

Ky është një produkt i rëndësishëm, për të rregulluar acidet natyrale dhe për të hidratuar lëkurën, si dhe për të rigjeneruar qelizat e dëmtuara.

Përzieni pak uthull molle me akull të ngrirë dhe aplikojini këto përbërës në vendet e djegura.

Mund të shtoni edhe dy lugë nga kjo përbërje në dush dhe ta mbani në lëkurë për 20 minuta. Bëjeni këtë trajtim disa herë me radhë, deri sa djegiet të jenë zhdukur./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU