Procedurat se si do të votojnë anëtarët e PD për kryetarin

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana në një dalje publike për mediat ka prezantuar rregulloren që do të ndiqet për fushatën për zgjedhjen e kreut të PD. Gjana tha se kryesitë ne rrethe do jenë përgjegjëse për votimin.

“Komisioni është mbledhur sot dhe ka hartuar udhëzimin që përcakton procedurat e procesit që ne të mblidhemi për të përcaktuar procedurat në vazhdim. Me këtë udhëzim dhe bazuar në nenin e statutit, Komisioni ka vendosur që kryesitë e degëve ne rrethe janë përgjegjëse për procesin e votimit të kreut të PD që zhvillohet ne datë 22. Çdo degë ne rrethe do ketë një qendër votimi. Në selinë qendrore të PD do ngrihet qendra e votimit si dhe njëra prej degëve të Tiranës, ku do votojnë përveç anëtarëve edhe anëtarët e kryesisë edhe deputetet e grupit parlamentar si dhe ata të sapo dalë nga zgjedhjet e fundit. Kjo kategori ka të drejtë të votojë këtu, por edhe në vendet ku janë me banim dhe kanë degën përkatëse. Në çdo qendër votimi do ngrihet një komision, ku kryetari do jetë një nga nënkryetarët e degëve. Kryetarin e komisionit dhe 2 anëtarët e kryesisë degët e PD do i zgjedhin me votim të fshehtë. Degët e PD gjithashtu janë përgjegjës për takimet e anëtarësisë me kandidatët”- tha Gjana.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU