Procedurat e reja tatimore, Ahmetaj: Ulen dënimet për shitjet pa faturë

Ka nisur paraditen e sotme në Komisionin e Ekonomisë shqyrtimi i ndyshimeve në ligjin e procedurave tatimore. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar se do të ulen dënimet për shitjet pa faturë dhë dënimet për punonjësit e pasiguruar. Ahmetaj nga Komisioni i Ekonomisë është shprehur se në total kanë ndryshuar 6 procedura.

”Në total kanë ndryshuar rreth 6 procedura. Janë lehtësuar procedurat e çregjistrimit të bizneseve. Tashmë bizneset mund të çregjistrohen brenda 30 ditëve”, është shprehur Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj ka shtuar se tatimpaguesit do mund të vetëkorigjojnë vullnetarisht deklaratat tatimore në tre vitet e fundit. 
”Bizneset do njoftohen 30 ditë për kontrollin, biszneset mund të vetëkorrigjojnë deklaratat tatimore. Kontrollet tatimore nuk do zgjasin me shume se 15 ditë”
, ka shtuar ministri.

Një tjetër ndryshim që është bërë në këtë ligj, është edhe se tatimpaguesit do të kenë mundësinë të paguajnë më këste.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU