Procedimi penal për protestën, Basha: E kam për nder, nuk na arrestojnë dot!

Lulzim Basha e ka quajtuar një vendim qesharak, nisjen e procedimit penal nga policia e shtetit ndaj tij dhe deputetëve të opozitës për protestë të paligjshme dhe mosbindje civile.

“Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime”, deklaroi Basha nga ana tjetër, teksa paralajmëroi vazhdimin e betejës.

Basha bëri thirrje për vazhdimin e protestës, ndërsa theksoi se policia nuk i arreston dot.

“Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq atë që kemi paralajmëruar prej kohësh dhe tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë.

Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit.

Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku.

Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve“, deklaroi kryetari i PD

Basha zhvilloi një takim në selinë e PD me kryetarin e bashkisë së Mitrovicës

Javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU