Probleme te Bayern, Robben dhe Ribery kundër trajnerit

Arjen Robben e ka shfaqur qartazi pakënaqësinë pasi u zëvendësuar në fitoren e Bayern Munichut ndaj Stuttgartit të shtunën pasdite. Duke folur për “Focus”, holandezi zgjodhi ta sqaronte situatën, duke thënë se çdo gjë është në rregull mes tij dhe Niko Kovacit, por insistoi se nuk ka përse të pajtohet me vendimet e trajnerit.

Jo vetëm Robben, por edhe Franck Ribery u zemërua pasi Kovac e zëvendësoi, me të parin që u turr drejt zhveshtores dhe të dytin që kërkoi shpjegime, transmeton Gazeta Express.

Robben e ka sqaruar situatën pas ndeshjes, duke thënë se gjërat janë në rregull mes tij dhe trajnerit.

“Çdo gjë është në rregull mes meje dhe trajnerit. Si lojtar, gjithmonë mendon vetëm për veten. Futbolli është botë vetjake  dhe trajneri duhet të mendojë për ekipin. Ta them thjesht, duhet ta pranojmë si është”, shpjegoi ai.“E kam thënë shumë herë, nuk do të thotë ta pranosh vendimin e trajnerit, mund të mos pajtohesh”, shtoi ai, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU