Prishtinë/ Nis protesta, opozita: Janë dhunuar tubuesit, përgënjeshtron policia

Ka nisur protesta e organizuar nga partitë opozitare të Kosovës të cilat kërkojnë largimin e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Dhjetëra autobusë kanë mbërritur në Prishtinë me protestues nga mbarë Kosova. Ata janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare dhe nisën marshimin drejt selisë qeveritare. Deri më tani s’ka pasur asnjë incident mes protestuesve dhe policisë.

Protestës i janë bashkuar edhe liderët e partive opozitare.

Tubimi i sotëm cilësohet si moment mjaft i rëndësishëm nga opozita krerët e të cilës kanë deklaruar se do të largohet me çdo kusht qeveria aktuale.

Partitë “NISMA”, “Vetëvendosje” dhe “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, kanë nisur valën e protestave për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë të nënshkruara nga qeveria Mustafa.

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar me forcë këto marrëveshje, madje në disa raste kanë bllokuar punimet e Kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës.

Pak orë para se të niste protesta, krerët e opozitës kanë hedhur akuza se mbështetësit e tyre janë dhunuar nga policia. Sipas opozitës, janë shpërndarë me forcë në ikën kufitare të Morinës mbështetësit që vinin nga Shqipëria.

Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga policia e Kosovës.


Mrashimi drejte qeverise by GazetaExpress

Bllokim i rruges by GazetaExpress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU