Prishtina, ‘OK’ Vuçiçit për të vizituar Kosovën këtë fundjavë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë dritën jeshile për të vizituar Kosovën këtë fundjavë.

Autoritetet kosovare shprehen se leja për vizitën e Vuçiçit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Presidenti serb, Vuçiç pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit.

Vizita e tij në Kosovë do të vijë vetëm një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU