Prezantohet në San Françisko edhe “Apple Watch” seria 2. Celulari i ri do të kushtojë duke nisur që nga 649 dollarë
Pritja tashmë ka përfunduar. Në skenën e “Bill Graham Civic Auditorium” të San Françiskos (SHBA), numri një i kompanisë Tim Cook, ka prezantuar të rejat e ‘Apple’-it të ri. Mbi të gjitha, lançimi i modelit të ri të ‘smartphone’-it iPhone 7. Por është gati edhe modeli i ri “Apple Watch”.
Eventi është hapur me një video ku Tim Cook këndon “Sweet Home Alabama” në makinë, ndërsa shoqërohet nga James Coirden me një “Carpool karioke”, emision që ka parë mes protagonistëve edhe “Firt Lady”-n Michelle Obama.
Në të vërtetë, ka pasur edhe një mister të vogël gjatë nisjes zyrtare të prezantimit në San Françisko, që ka konfirmuar të gjitha zërat e një modeli të ri teknik të celularit. Në profilin “Twitter” të ‘Apple’-s, është postuar një video 15 sekonda me karakteristikat e diapozitivit, ndërsa shefi Tim Cook, po fliste akoma për prodhime të tjera. Videoja u fshi menjëherë. Ajo njoftonte lamtumirën e “jak radio”, dy fotokamerave, rezistencën ndaj ujit dhe një bateri që zgjat më shumë. Të gjitha karakteristika pastaj të konfirmuara nga Cook në skenën “Bill Graham Civic Auditorum”.
Gjithsesi, kur çdo gjë u zbulua, telefoni i ri ‘Apple’ synon “fotografitë e përsosura”, me një foto-kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme dhe një nën-fond fotografik të përmirësuar, “pranë standardeve të një diapozitivi profesional”.
IPhone 7 i ri, është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe ka një bateri që do të zgjasë më shumë nga modelet e mëparshme. Përveç ngjyrave tradicionale (ar, argjend dhe ar i kuq), do të jetë disponibël në dy ngjjyra të ndryshme, njëra e errët dhe tjetra më e çelët.
Në këtë seri të pajisjes më të suksesshme të gjigantit amerikan të teknologjisë, kompania ka menduar më shumë për “selfiet”. iPhone 7 vjen me një kamera ballore prej 7 megapiksel, gjithashtu me lente të dyfishtë, shkruan shqip.
Në të dy modelet, ‘Apple’ thotë se kohëzgjatja e baterisë është rreth 60 përqind më shumë se në produktet paraardhës.
“IPhone 7 është ‘smartphone’ më i avancuar ndonjëherë më parë”, – ka thënë Cook gjatë prezantimit, duke kujtuar që deri më sot, janë shitur më shumë se 1 miliard aparat celularë të kësaj kompanie.
IPhone 7 do të kushtojë duke nisur nga 649 dollarë, si iPhone 6S, ndërsa iPhone 7 Plus, duke nisur që nga 769 dollarë. ‘Air Pods” do të jetë të gatshme nga fundi i tetorit për 159 dollarë. IPhone 7 mund të porositet duke nisur që nga data 9 shtator (sot) dhe në Europë pritet të zbarkojë në mes të shtatorit./a.k